Quantcast
Channel: Receta – Lajmi.net
Viewing all 1292 articles
Browse latest View live

Katër sekrete që duhet t’i dini për supat e mëngjesit!

$
0
0

1. Konsumoni më shumë perime 
Nëse hani mëngjes të shëndetshëm, shanset janë që ju konsumoni fruta, qoftë një banane ndërsa dilni me nxitim nga dera, apo manaferra brenda kosit tuaj. Por me siguri nuk konsumoni shumë perime, të paktën deri në drekë. Një tas i madh me supë mund të bëjë që të konsumoni më shumë perime.

2. Tashmë mund të keni pak në frigorifer
Një nga gjërat më të mira përsa i përket supës është se shija e saj është edhe më e mirë të nesërmen, pasi shijet janë përzier së bashku. Kështu që, tenxherja e supës që keni gatuar në mbrëmje, do të jetë edhe më e shijshme në mëngjes.

3. Mund ta merrni me vete në mëngjes
Përdorni një termos kafeje si një termos supe dhe kështu ju merrni me vete mëngjesin tuaj të nxehtë, i cili është në të njëjtën kohë dhe “pije”.  Supa do të ruhet shumë mirë dhe ju do të shijoni diçka me vlerë për shëndetin tuaj.

4. Mund të qëndroni të ngopur deri në drekë
Supa mund të të kënaqë dhe të “të ngopë” pa të rënduar. Kjo do të thotë se ju do të jeni të ushqyer deri në vaktin tuaj të ardhshëm, por nuk do të ndjeheni të rënduar nga një tas i madh me supë.


Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

$
0
0

Atëherë ju themi se kjo recetë japoneze bën për ju. Për këtë tortë do t’ju duhen vetëm tre përbërës dhe më pas do ta keni shumë të thjeshtë për ta pregatitur. Koha për pregatitjen e tortës është 1 orë.

  1. Përbërësit:
  2. 120 gr krem djathi i pakripur
  3. 120 gr çokollatë e bardhë (ose e zezë, sipas dëshirës)
  4. 3 vezë

Përgatitja:

Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngrohni furrën në 170 gradë. Merrni 120 gramë çokollatë të bardhë dhe shkrijeni atë në avull. Pasi të shkrihet plotësisht shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës dhe më pas përziejini me një lugë. Më pas, shtoni të bardhën e vezëve në një enë dhe përziejini deri sa të bëhen shkumë. Më pas shtojini në pregatitjen e mëparshme.

Një tigan apo tavë për pjekje me diametër 14 cm yndyroseni (lyejeni me pak gjalpë). Hidhni në të përzierjen. Më pas merrni një tigan pak më të madh dhe shtoni pak ujë. Futeni në furrë dhe piqni kekun në 170 gradë për 15 minuta. Fikeni furën dhe lëreni tortën të qëndrojë aty, në nxehtësinë e sobës edhe për 15 minuta të tjera.

Më pas nxirrni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Atë mund ta spërkatni me sheqer pluhur, për të marrë më shumë shije. Ju bëftë mirë

RECETA E DITËS: Tortë e ftohtë me biskota e puding

$
0
0

PËRBËRËSIT:

200 gr biskota

600 ml qumësht

1 bustinë puding me çokollatë

2 lugë kakao

2 lugë sheqer

bajame ose arra

PËRGATITJA:

Në fillim përgatisim pudingun. Vendosim të ngrohet  500 ml qumësht dhe i hedhim pudingun. E përziejmë vazhdimisht derisa të marrë formën e kremit. Në një tas përziejmë 100 ml qumësht, sheqerin dhe kakaon, për të lagur më pas biskotat.

Marrim një biskotë, e lyejmë sipër me puding dhe i vendosim një biskotë tjetër sipër. Në këtë mënyrë i bëjmë të gjitha biskotat dyshe-dyshe dhe i  lagim me masën e përgatitur më parë.

Më pas i vendosim horizontalisht në një enë, duke i bashkuar nëpërmjet pudingut. Mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tortës me pudingun e mbetur. I hedhim sipër bajamet ose arrat e copëtuara dhe e vendosim në frigorifer. E lemë minimalisht 3 orë dhe torta është gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë!

Specialitet tradicional grek: Si të bëni djathë feta

$
0
0

Djathi origjinal feta bëhet nga qumështi i dhisë, por edhe nga qumështi i lopës nuk është i keq, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 2 l qumësht,
– 1 lugë jogurt,
– 2 lugë ujë djathi,
– gjysmë luge e vogël kripë.

Për hirrë:

– 5 lug kripë në gjysmë litri hirrë.

Përgatitja:

Nxehni qumështin në 30 gradë Celsius, kohë pas kohe përzieni që të ngrohet në mënyrë të barabartë.

Hiqeni nga zjarri, shtoni jogurtin e zbutur me një lugë qumësht, përzieni mirë, mbulojeni me kapak dhe lëreni një orë të qëndrojë në temperaturë dhome.

Shtoni hirrën, përzieni dhe lëreni në temperaturë të dhomës gjatë natës.

Në mëngjes kullojeni djathin dhe priteni në katrorë, lëreni të qëndrojë rreth 15 minuta dhe pastaj kullojeni nëpërmjet garzës (pëlhurë e rrallë e hollë) dhe lëreni të kullojë 2 – 4 orë.

Hirrën ruajeni. Pastaj zhvendoseni në vend të ftohtë dhe të nesërmen qiteni djathin në një enë dhe përzieni me gjysmë luge të vogël kripë.

Në fund të kullueses së cekët qitni një gazë të pastër, qitni djathin dhe mbulojeni me garzë dhe shtypeni me ndonjë mjet të rëndë.

Lëreni gjatë natës në vend të ftohtë. Të nesërmen kulloni katrorët e djathit, qitni hirrën me kripë dhe futeni në frigorifer.

Djathi i përgatitur në këtë mënyrë duhet të bëhet i ngrënshëm brenda 5 ditëve.

Do të habiteni! E keni grirë djathin gabimisht tërë këto vite

$
0
0

Sigurisht, për shumë nga ne, video e mëposhtme do të jetë një “shpërlarje e syve”, pasi gjithë jetën e kemi përdorur gabimisht grinderin, transmeton lajmi.net

Një video e shpërndarë në rrjetin social “Twitter” tregon se si grinderi duhet të përdoret në mënyrë horizontale dhe jo vertiale.

Shikoni videon më poshtë që të bindeni për këtë gjë./Lajmi.net/ 

Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer – hit botëror: Desert shumë i mirë

$
0
0

Ne e adhurojmë, sepse bëhet lehtë dhe për gatimin e saj ju nevojiten vetëm këta përbërës:

– 4 vezë,
– 2 portokaj,
– 200 kokrra arra, bademi, lajthie apo kokosi,
– Gjysmë luge e vogël sodë buke.

Për fill:

– 100 gramë çokollatë të zezë,
– 200 ml ajkë neutrale për zierje.

Përgatitja:

Portokajtë fundosni në tretje të sodës së bukës dhe lërini të qëndrojnë gjysmë ore. Pastaj zini rreth gjysmë ore derisa të zbuten.

Bluani mirë në blender, shtoni vezët dhe frutat arrore të cilat i keni bluar më parë dhe pak sodë buke.

Piqni në 200 gradë rreth 20 minuta.

Në shporet zieni ajkën neutrale dhe në të shtoni çokollatën derisa të shkrihet.

Hidhjani sipër ëmbëlsirës së përgatitur dhe të ftohur.

Ftoheni në frigorifer dhe servireni.

Tortë me biskota oreo

$
0
0

Përbërësit
1 pako biskota oreo
6 lugë margarinë e shkrirë
230 gr krem djathi
30 gr sheqer
2 lugë qumësht i ftohtë
350 ml krem pana (shllag) të përgatitur sipas udhezimeve në paketim
2 qese pudingë çokollatë
500 ml qumësht i ftohtë
100 gr therrime çokollatë.

Përgatitja

Kallëpin për ëmbëlsirë e lyejmë me margarinë. Pastaj biskotat i bluajmë, shtojmë margarinën e shkrirë, dhe rrafshojmë në kallëp, dhe lëmë në frigorifer.

Në ndërkohë përziejmë krem panen derisa dhe të bëhet shkumë e fortë dhe ndajmë në dy pjesë. Perziejmë krem djathin me 30 gr sheqer, 2 lugë qumësht derisa të bëhet masë kompakte.

Në masën me krem djathin shtojmë gjysmën e krem panes, dhe e hedhim siper mases me biskota. Në nderkohe zihet pudingu me 500 ml qumësht, 3 lugë sheqer dhe e lëmë të ftohet duke e perzier vazhdimisht.

Pasi të ftohet margarina e çokollates, e shtrijmë mbi shtresen me biskota dhe krem panen. Pastaj në fund shtojmë dhe gjysmën e krem panes së mbetur dhe dekorojmë me therrime çokollate.

Bakllava greke, recetë e shpejtë dhe jashtëzakonisht e shijshme

$
0
0

Pas pjekjes i shtohet shurup i ëmbël ose edhe mjaltë. Rezultati është jashtëzakonisht i shijshëm.

Bakllava është një shembull i zgjuarsisë njerëzore në zhvillimin e ushqimit dhe jo vetëm që ushqen trupin, por i sjell relaks edhe mendjes e trupit nga shija e saj e mirë. Baklava tani shërbehet në shumë vende të globit, në shumë zona edhe gjatë ceremonive fetare, transmeton lajmi.net

Kështu, të krishterët i shërbejnë bakllavat në Krishtlindje dhe Pashkë, muslimanët gjatë Ramazanit dhe festave të Bajramit, madje edhe çifutët shpesh e shijojnë gjatë festave të tyre religjioze.

Receta më e vjetër e shekullit të 2-të, e cila ngjan me ëmbëlsirë është kultivuar edhe në Perandorinë Romake, madje kuzhina romake këtë recetë ek ishte marrë nga grekët, megjithatë kjo bakllava është tradicion latin.

Por, ja si mund të përgadisni një bakllavë greke shumë të shijshme:

Përbërësit:

1 margarinë
1 filxhan gjalpë të shkrirë
3/4 filxhan sheqer
1 lugë çaji kanellë
2 gota arra të coptuara
1/2 filxhan ujë
1/4 filxhan lëng limoni
1/4 filxhan mjaltë

Udhëzimet:

Shtresoni gjysmën e petëve, duke larë çdo petë në mënyrë të barabartë me gjalpë dhe palosni ato.

Përzieni 1/4 të filxhanit me sheqer dhe kanellën, gjithashtu në këtë masë shtoni arrat. Sasinë e holluar të përzier me arra në mënyrë të barabartë shtoni edhe margarinin. Shtresën tjetër të mbetur vendoseni mbi fletët e tjera (pjesën e dytë të petëve). Pritni në mënyrë diagonale, duke prerë plotësisht nëpër të gjitha shtresat. Piqeni në furrë të nxehur rreth një orë.

Kombinoni sheqerin e mbetur me ujin, lëngun e limonit dhe mjaltin, Nxehni deri në vlim dhe derdhni në mënyrë të barabartë mbi bakllavën e nxehtë. Le të qëndrojë lirshëm 8 orë gjatë natës./Lajmi.net/ 

 


Receta për versionin e shpejtë të ëmbëlsirës së preferuar!

$
0
0

Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 paketë biskota,
– 100 g çokollatë të zezë,
– 2 dl qumësht,
– 2 dl ajkë të ëmbël,
– 250 g kokos.

Përgatitja:

Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.

Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.

Lini të ftohen.

Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos.

Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.

Ëmbëlsirë me biskota e cila përgatitet shpejtë

$
0
0

Prandaj po ju sjellin tani recetën për ëmbëlsirën e katrorëve të kokosit, e cila i ka të gjitha shijet e origjinalit të preferuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 paketë biskota,
– 100 g çokollatë të zezë,
– 2 dl qumësht,
– 2 dl ajkë të ëmbël,
– 250 g kokos.

Përgatitja:

Thyeni çokollatën në katrorë dhe qiteni në një enë të thellë.

Shtoni qumështin dhe ajkën e ëmbël, dhe që të gjitha ngrohni në zjarr të lehtë duke i përzier vazhdimisht derisa të homogjenizohen të gjithë përbërësit.

Lini të ftohen.

Biskotat njomni në krem dhe pastaj në kokos.

Përsëriteni këtë procedurë derisa të shpenzoni të gjitha biskotat.

Embëlsirë e shpejtë me dredhëza: Për një orë, e gatshme për servim

$
0
0

Përbërësit: 

Gjysmë kilogrami dredhëza
5 lugë sheqer
2 gota miell
2 lugë çaji pluhur pjekje
2 lugë sheqer
3/4 lugë çaji kripë
Gjysmë filxhani krem

Receta për kremin vijon kështu:

Gjysmë filxhani krem i rëndë
3 lugë sheqer
Gjysmë luge çaji ekstrakt vanilje
1 lugë çaji limon i freskët i integruar

Përgatitja:

Përzieni dredhëzat me 3 lugë sheqer dhe ftohni për 30 minuta. Ngroheni furrën në 400 gradë. Miellin së bashku me pluhur pjekje, sodë buke, 2 lugë sheqer  të mbetur dhe kripë. Shtoni kremin dhe përzieni derisa të kombinohen. Vendoseni përzierjen në një pjatë katrore 8 inç dhe piqeni atë deri në 20 minuta.

Hiqni pastaj masën e pjekur dhe vendoseni për ta ftohur. Pritni në 6 pjesë. Pastaj kremin dhe zbukurimet tjera i keni në dorën tuaj. Do të bëhet edhe më e shijshme sikur të vendosnit edhe më tepër dredhëza dhe krem./Lajmi.net/

Ëmbëlsirë e shpejtë dhe e shijshme, e gatshme për 1 orë

$
0
0

Përbërësit:

2 gota sheqer
3 gota gjalpë të pastër
3/4 e filxhanit çaj i pjekur kako pluhur
1/2 lugë çaji pluhur pjekje
1/2 lugë çaji sodë pjekje
1 lugë çaji kripë
2 vezë
1 filxhan qumësht
1/2 filxhan vaj perimesh
2 lugë çaj ekstrakt vanilje
1 filxhan ujë të vluar

Përgatitja: 

Ngroheni furrën në 350 gradë F (175 gradë C).

Në një tas të madh, përzieni së bashku sheqerin, miellin, kakaon, pluhurin e pjekjes, sodë buke dhe kripë. Shtoni vezët, qumështin, vajin dhe vaniljen, përzieni për 2 minuta me shpejtësi. Përzieni në fund edhe majën e ujit të valë. Masa duhet të jetë e hollë. Hidheni në mënyrë të barabartë të gjitha masat e përgadituta.

Piqeni në 30 deri në 35 minuta në furrën e nxehur, derisa testet e tortës të bëhen me një kruese dhëmbësh./Lajmi.net/ 

 

Cheescake me mana të zeza

$
0
0

Përbërësit:
Mana të zinj
Biskota cereale
Gjalpë
Krem djathi
Salcë kosi
Pana
Krem mana

Përgatitja:
Në një enë prej xhami, hedhim biskotat cereale dhe gjalpin e shkrirë, i përziejmë mirë dhe më pas i hedhim në tavën që është pikërisht për cheescake, e shtrijmë në gjithë hapësirën e saj dhe e fusim në frigorifer për 10 min.

Në ndërkohë që ajo ngrinë pak, në bëjmë gati shtresën e dytë të cheescaku-ut. Prapë në një enë tjerë bashkojmë krem djathin me salcën e kosit, panën, kremin e manave dhe i përziejmë mirë.
Pastaj këto përbërës i hedhim mbi biskotat cereale dhe prapë i fusim në frigorifer për 20 min në mënyrë që të marri një ngrirje të lehtë.

Në fund mbi cheescake shtojmë dhe manat e zinj, sipas dëshirës dhe pak nga kremi i manave.
Ju beftë mirë!

Kek me mollë dhe mjaltë

$
0
0

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:

• 200 g miell integral (kaf) • 100 g miell thekre • 4 kokrra vezë – të bardhat veç nga të verdhat • 100 g rrush i thatë • 3 kokrra mollë • 130 g mjaltë • 130 ml vaj luledielli ose 150 ml gjalpë i tretur, i vakët • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1/2 lugë e vogël kanellë ose sipas dëshirës • 1 majë thike kripë • 1 bustinë vanilje • një grusht arra të qëruara

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tas me ujë të nxehtë (jo i valuar), vëmë rrushin të hidratohet për 10 minuta.Më pas, e kullojmë, e thajmë me letër thithëse për kuzhinë dhe e spërkatim me miell, që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes së kekut, transmeton living.al.

2. Në një tas, përziejmë miellrat, kanellën, kripën, vaniljen dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë.

3. Mollët e qëruara, i presim në kubikë jo shumë të vegjël.

4. Të verdhat e vezëve i përziejmë me pirun me shurupin e panjës dhe vajin. Shtojmë mollët dhe rrushin e thatë dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë masat e miellrave dhe i përziejmë edhe këto me lugë druri.

5. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë dhe i shtojmë pjesëpjesë në tasin ku kemi brumin me mollët.

6. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre, shpërndajmë sipër arrat dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E lëmë të ftohet në tavë dhe më pas e heqim.

Receta më e thjeshtë e kekut me kakao

$
0
0

200g miell orizi ● 2 vezë (veç të bardhat nga të verdhat) ● 200g sheqer ● 50g kakao e hidhur ● 160ml ujë i valuar ● 80ml vaj luledielli ● 1 portokall bio (lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur) ● 10g sodë për ëmbëlsira ● një majë thike kripë

PËRGATITJA:
Ndezim furrën me 180° C

1 Në një tas hedhim ujin e valuar dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë që të mos na krijohen kokrra. E lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.

2 Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen si shkumë, shtojmë pjesë-pjesë vajin, kripën dhe ujin e nxehtë me kakaon, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij. Hedhim me sitë miellin e orizit dhe sodën. Përziejmë tani me spatula dhe e lëmë mënjanë.

3 Rrahim të bardhat e vezëve me rrahësin elektrik deri sa të bëhen marengë dhe më pas i shtojmë te brumi pjesë-pjesë duke i përzier me spatul me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, ajo të dalë e pastër.


Recetë e thjeshtë e tortes me kakao

$
0
0

PËRBËRËSIT për tavë me diametër 22/24 cm:

200g miell orizi ● 2 vezë (veç të bardhat nga të verdhat) ● 200g sheqer ● 50g kakao e hidhur ● 160ml ujë i valuar ● 80ml vaj luledielli ● 1 portokall bio (lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur) ● 10g sodë për ëmbëlsira ● një majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën me 180° C

1Në një tas hedhim ujin e valuar dhe kakaon dhe i përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë që të mos na krijohen kokrra. E lëmë mënjanë të ftohet plotësisht.

2Në një tas tjetër rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë derisa të bëhen si shkumë, shtojmë pjesë-pjesë vajin, kripën dhe ujin e nxehtë me kakaon, lëkurën e portokallit dhe lëngun e tij. Hedhim me sitë miellin e orizit dhe sodën. Përziejmë tani me spatula dhe e lëmë mënjanë.

3Rrahim të bardhat e vezëve me rrahësin elektrik deri sa të bëhen marengë dhe më pas i shtojmë te brumi pjesë-pjesë duke i përzier me spatul me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell orizi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve, ajo të dalë e pastër. /Living/

Ëmbëlsira më e thjeshtë në botë, por ka shije të jashtëzakonshme

$
0
0

Nevojiten:

– 5 vezë,
– 5 lugë sheqer,
– 5 lugë miell,
– 2 lugë kakao,
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,
– 500 ml qumësht.
Për shtojcë:

– 250 g sheqer
– 500 ml ujë,
– Sheqer vaniljeje.

Për fill:

– 500 ml qumësht,

– 5 lugë miell,
– 100 g sheqer,
– 1 sheqer vaniljeje.

Përgatitja:

1. Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira.

2. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500 ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.

3. Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanglla çokollate të shkrirë me pak gjalpë.

Receta për byrek me spinaq dhe gjizë

$
0
0

Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 50 minuta

Përbërësit: 400gr gjizë pa yndyrë, 500gr spinaq, dy patate të ziera, kripë dhe piper.

Përgatitja: Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200 gradë. Kjo është një pjatë unike./Living/

 

Pudingu që ndihmon në djegien e kalorive, mund ta bëni për 5 minuta

$
0
0

Kështu, arrihet edhe rritja e niveleve të progesteronit në gratë dhe nivelet e testosteronit tek meshkujt, transmeton lajmi.net.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se avokadot kanë veti të fuqishme anti-plakje që gjenden në mish dhe vaj.

Përveç të tjerave, ajo ndihmon edhe në djegien e kalorive të tepërta të cilat akumulohen përgjatë konsumimit të ushqimeve, kryesisht atyre të shpejta.

Por, ekziston një lloj pudingu me çokollatë, i cili nuk merr shumë kohë për t’u përgatitur dhe është mjaft efektiv në humbjen e peshës, recetën e të cilit do ta gjeni më poshtë.

Përbërësit:

  1. 3 avokado të mëdha (të qëruara)
  2. 1/4-ta e filxhanit pluhur kakaoje
  3. 3-6 lugë gjelle qumësht arre kokosi
  4. 1 lugë çaji ekstrakt vanillje
  5. 2 lugë çaji vajë kokosi
  6. 2 lugë gjelle mjaltë të përpunuar

Udhëzimet:

  1. Kombinoni avokadon, pluhurin e kakaos, qumështin e arrës së kokosit, vanillën, vajin e kokosit dhe mjaltën në një blender. Përzieni fort për një minutë, deri të krijohet një përzierje homogjene.
  2. Futeni në frigorifer për 30 minuta. /Lajmi.net/

Torte me mollë dhe mjaltë, ëmbëlsirë e ditës së dielë

$
0
0

Koha e përgatitjes – 20 minuta

Koha e pjekjes – 40 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 26 cm:

• 200 g miell integral (kaf) • 100 g miell thekre • 4 kokrra vezë – të bardhat veç nga të verdhat • 100 g rrush i thatë • 3 kokrra mollë • 130 g mjaltë • 130 ml vaj luledielli ose 150 ml gjalpë i tretur, i vakët • 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) • 1/2 lugë e vogël kanellë ose sipas dëshirës • 1 majë thike kripë • 1 bustinë vanilje • një grusht arra të qëruara

Përgatitja:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tas me ujë të nxehtë (jo i valuar), vëmë rrushin të hidratohet për 10 minuta.Më pas, e kullojmë, e thajmë me letër thithëse për kuzhinë dhe e spërkatim me miell, që të mos bjerë në fund të brumit gjatë pjekjes së kekut.
2. Në një tas, përziejmë miellrat, kanellën, kripën, vaniljen dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë.
3. Mollët e qëruara, i presim në kubikë jo shumë të vegjël.
4. Të verdhat e vezëve i përziejmë me pirun me shurupin e panjës dhe vajin. Shtojmë mollët dhe rrushin e thatë dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë masat e miellrave dhe i përziejmë edhe këto me lugë druri.
5. Me rrahësen elektrike, rrahim të bardhat e vezëve, i bëjmë marengë dhe i shtojmë pjesëpjesë në tasin ku kemi brumin me mollët.
6. Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre, shpërndajmë sipër arrat dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E lëmë të ftohet në tavë dhe më pas e heqim./Living/

 

Viewing all 1292 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>