Quantcast
Channel: Receta – Lajmi.net
Viewing all 1292 articles
Browse latest View live

Pini ujë në barkun bosh

$
0
0

 

Pirja e ujit në barkun bosh ndihmon për trajtimin e kokëdhembjes, dhembjeve në trup, artritit, rrahjeve të shpejta të zemrës, yndyrës në gjakut, tensionit të lartë, epilepsisë, bronkitit, astmës, tuberkulozit, meningjitit, veshkave, organeve urinare, të vjellave, gastritit, diarresë, hemorroideve, diabetit, kapsllëkut, të gjitha sëmundjeve të syrit, kancerit, çrregullimeve menstruale, sëmundjeve të veshit, hundës dhe fytit.

1. Sapo të zgjoheni në mëngjes, para se të pastroni dhëmbët, pini 4 gota x 160 ml (640ml) ujë të vakët.
2. Pastroni dhëmbët dhe zgavrën e gojën dhe mos hani as pini për 45 minuta.
3. Pas 45 min. mund të hani dhe pini
4. Pas 15 minutash (sa ka zgjatë mëngjesi/dreka/darka) mos hani as pini për 2 orë.
5. Të moshuarit dhe të sëmurët që nuk mund të pinë 4 gota menjëherë në mëngjes nuk adaptohen) mund të fillojnë të pinë aq sa munden dhe pastaj çdo ditë të rrisin sasinë e ujit deri sa të arrijnë 4 gota të ujit.
6. Kjo metodë do t’i shërojë të sëmurët, ndërsa të shëndetshmit do të gëzojnë një shëndet më të mirë.

Sa ditë janë të nevojshme për të trajtuar sëmundjet në vijim:

1. Shtypja e lartë e gjakut – 30 ditë
2. Gastritisi – 10 ditë
3 Diabeti – 30 ditë
4. Kanceri – 180 ditë
5. Tuberkulozi – 90 ditë
6. Të sëmurët me artrit, këtë metodë të trajtimit mund ta bëjnë për 3 ditë në javën e parë, pastaj prej javës tjetër, çdo ditë.

Ky trajtim nuk ka efekte anësore, përveçse do të urinoni më shpesh. Do të ishte mirë, që ky trajtim të zgjasë përherë dhe jo vetëm kur mjekojmë ndonjë sëmundje.
Kjo ka një shpjegim… Kinezët dhe japonezët pinë çaj të nxehtë edhe gjatë ngrënies dhe nuk pinë ujë të ftohtë. Ndoshta është koha që të përfitojmë edhe ne nga ky zakon i tyre.

Për ata që duan të pinë ujë të ftohtë…

Pirja ujit të ftohtë pas një vakti, ndikon që yndyrat që ju i keni konsumuar – të ngadalësojnë tretjen. Kur masat e tilla reagojë me acid, prishen, absorbohen nga zorrët më shpejt sesa ushqimet e forta. Kjo do të rrudhë zorrët, dëmton florën e tyre. Kështu, më shpejt do të trasheni, por kjo mund t’ju çojë edhe në kancer. Prandaj është mirë që të pini diçka të nxehtë apo ujë të ngrohtë pas ngrënies.

Mbajeni mend edhe këtë… Sa më shumë që dimë, kemi më shumë mundësi për të mbijetuar …


Piqeni pomfritin fare pa vaj: Shumë më të shijshëm, shumë më të shëndetshëm!

$
0
0

 

Në të vërtetë, e gjitha që ju nevojitet janë: patatja e prerë në formë shkopthash katërkëndëshe dhe t’i qitni: kripë, piper, qepë, majdanoz pluhur, zhumbricë apo rozmarinë.

Përgatitja:

Pataten pastrojeni dhe priteni në formë shkopthi, pastaj qitni erëza bimësh sipër sipas dëshirës. Përzieni të gjitha mirë, pastaj radhisni në letër për pjekje.

Piqni në furrë të ngrohur në 200 gradë, rreth njëzet minuta. Pastaj do të keni pomfrit kërcëllues dhe të butë pa përdorur fare vajin.

Këshillë shtesë:

Nëse dëshironi variantin më të përsosur, patates së prerë shtoni një të bardhë të vezës dhe pastaj qitni erëzat.

Ky variant është edhe më i shijshëm i pjekjes së pomfritit pa vaj. Të bardhët e vezës do ta forcojnë edhe më erëzat në patate.

 

Si të shpëtoni gjellën nëse i keni qitur shumë kripë?!

$
0
0

 

Pa kurrfarë problemi, me këto truqe të vogla gjella juaj sërish do të ketë shije të mrekullueshme.

Nëse i keni qitur shumë kripë çorbës apo gjellës me mish, provoni të shtoni edhe më shumë përbërësin kryesor, dhe do të bëhet balancimi me tepricën e kripës nga gjella e mbetur.

Nëse i keni qitur kripë shumë mishit, shërbejeni me marinim të pakët me karbohidrate siç janë: orizi, patatet, kaçamaku apo kinoa.

Kafshata e cila përbëhet nga këta dy komponentë do të jetë përsosmërisht e balancuar.

Nëse perimeve u keni qitur shumë kripë, bashkoni me djathë të butë si p.sh. rikota apo djathë mozzarella. Yndyra e djathit do ta neutralizojë tepricën e kripës.

Nëse nuk keni kohë apo diçka nga përbërësit që të përmirësoni gjellën tuaj, bashkoni me verën e ëmbël apo me ujë mineral me gaz, sepse çdo kafshatë do ta freskojë qiellzën dhe do t’ju ofrojë rastin që të kënaqeni me ushqimin, madje edhe nëse nuk është edhe aq mirë i marinuar.

Almeda ka një fytyrë të pastër! Tregon përbërësit e maskës të cilën mund ta bëni në shtëpi

$
0
0

Atë madje e pëlqejnë fansat edhe për faktin se është shumë natyrale, shkruan lajmi.net

Ish-Miss Shqipëria, gruaja e aktorit turk i njohur si ‘Çënar’ ka zgjedhur që me ndjekësit e saj ta ndajë ‘sekretin’ e fytyrës engjëllore.

Në njërin imazh ajo ka treguar fytyrën e saj të mbuluar me maskë dhe në tjetrën përbërësit./Lajmi.net/

 

Si të përgatitni petulla

$
0
0

Për 4-5 persona duhen:

Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe, sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Procedura:

Në një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripë dhe yndyrë, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier me pak sodë. Brumi në këtë rast është gjysmë i trashë. Në tigan hidhet pak yndyrë (1/2 lugë gjelle). Kur yndyra të jetë nxehur, hidhet brumi (një lugë gjelle për çdo petull). Largësia nga njëra tjetra duhet të jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Pasi të jenë skuqur mirë vendosen në pjatë, spërkaten pak me gjalpë dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjaltë

Mposhtni lodhjen e vapën nga kjo recetë magjike

$
0
0

 

Ndiheni të sfilitur dhe gjithnjë ju mungon energjia?

Zgjidhjen kërkojeni në natyrë, sepse ajo jep gjithmonë përgjigjen e duhur, transmeton Klan Kosova.

Portokallin qërojeni dhe priteni në copa të vogla. Gjethet e hithrave dhe luleradhiqes pastrojini mirë në ujë të rrjedhshëm.

Në blender vendosini aronian, dredhëzat, portokallin e gjethet e hithrave e luleradhiqes bashkë me tërshërën e ujin. Masën miksojeni mirë për të paktën 30 sekonda derisa të krijohet një masë e lëngshme e trashë.

Më pas shtojeni mjaltën dhe miksojeni edhe 10 sekonda të tjera.

Smoothie-n e përgatitur hidheni në enën përkatëse dhe konsumojeni ngadalë.

Sipas dëshirës, mund të përgatitni edhe sasi më të madhe të pijes, të cilën duhet konsumuar kryesisht në orët e paradites, shkruan meshije, transmeton Klan Kosova..

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për kokëdhimbje

$
0
0

 

Ekzistojnë disa ushqime që ndihmojnë në ndalimin e dhimbjes së kokës, ashtu sikur edhe disa ushqime të tjera që e shtojnë dhimbjen, transmeton Klan Kosova.

Për këtë arsye ju duhet të dini se çka të hani nëse përballeni me një problem të tillë.

Ushqimet më të këqija për kokëdhimbje

Alkooli

Përdorimi i alkoolit do të ndikojë që kokëdhimbja juaj të zgjasë edhe më shumë, për 30 minuta apo, më e keqja, për 3 orë. Madje, ata që vuajnë nga migrena do të fillojnë të ndjejnë dhimbje nëse pijnë vetëm një gotë të vogël me verë.

Teprimi me kafe / Mungesa e kafesë (nëse pini shumë)

Një studim norvegjez thotë se personat që pijnë shumë kafe kanë 10% më shumë shansa të ndjejnë kokëdhimbje. Disa studime tjera thonë se dhimbjet e kokës shfaqen nëse teprohet me pirjen e kafesë.

Ekspertët thonë se nuk duhet të pini më shumë se 500 mg kafe në ditë, që i bie maksimumi 4 filgjanë (edhe pse edhe kjo është e rrezikshme).

Çokollatat

Kjo nuk do t’ju pëlqejë ta shihni në këtë listë. Por një studim thotë se çokollatat shkaktojnë migrenë në 42% e rasteve. Mirëpo kjo nuk qëndron për të gjitha llojet. Çokollatat që kanë feniletilaminë dhe tyraminë e rrisin kokëdhimbjen tek njerëzit me migrenë.

Pijet e ëmbla artificiale

Njëra ndër to është pija e gazuar “Coke”. Këto pije e shtojnë kokëdhimbjen. Ekspertët sugjerojnë që njerëzit që kanë dhimbje të shpeshta koke të mos i përdorin pijet e gazuara.

Mishi i përpunuar

Prania e nitrateve në ushqim ndikon keq tek njerëzit e sëmurë nga migrena. Këtu bëjnë pjesë hot dogat, suxhuku etj.

Ushqimet më të mira për kokëdhimbje

Uji

Nuk mund të quhet ushqim, por ekziston një arsye pse uji iu duket shumë i shijshëm kur nuk ndjeheni mirë. Dehidrimi i trupit është një nga shkaqet pse njerëzve u dhemb koka në përgjithësi.

Uji zvogëlon dukshëm kohëzgjatjen e dhimbjes së kokës. Një studim thotë se 47% e rasteve të kokëdhimbjes janë lehtësuar pas përdorimit të ujit.

Ju poashtu mund të përdorni edhe pemë të cilat janë të lëngshme, në mënyrë që edhe t’i përmbaheni dietës edhe ta ndalni kokëdhimbjen.

Perimet e gjelbërta

Perimet e gjelbërta përmbajnë vitamin B i cili luan rol të veçantë në zvogëlimin e dhimbjeve të kokës.

Nuk i pëlqeni sallatat? Atëherë provoni avokado, fara, fasule etj.

Qumështi

Ashtu si magnezi, edhe dy përbërësit tjerë të rëndësishëm për eshtrat, kalciumi dhe vitamina D, luajnë shumë rol në parandalimin e kokëdhimbjes. Qumështi, vezët dhe lëngu i portokallit mund t’ju ndihmojnë jashtë mase në këtë aspekt.

Kafeja

Mund të çuditeni se si kafeja hyn në të dy listat. Gjithçka ka të bëjë me masën sa e përdorni. Ekspertët sugjerojnë që të pini doza të vogla të kafesë në mënyrë që të përfitoni për ta parandaluar kokëdhimbjen.

Një hulumtim tregon se 100 mg kafeinë në ditë i parandalon dhimbjet e kokës më mirë se barnat.

Biftek me salcë speci të kuq

$
0
0

* 700g biftek pa dhjamë
* 2 lugë vaj ulliri
* 2 lugë lëng limon
* lëkura e grirë e 1/2 limoni
* 1 lugë salcë soje
* 1 lugë sheqer integral
* 1 thelb hudhër e grirë

Salca me spec të kuq: 1 spec i kuq, 1/4 filxhan kos, 1 thelb hudhër e grirë, lëkura e grirë e 1/2 limoni, pak salcë pikante, kripë dhe piper për shije

Gatimi:

1. Në një enë plastike me kapak bashkojmë vajin, lëngun e limonit, lëkurën, salcën e sojës, sheqerin dhe hudhrën. Shtojmë biftekun dhe e kthejmë që të lyhet nga të dy anët. e mbyllim me kapak dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë. Ngrohim skarën.

2. Për të përgatitur salcën, pjekim në grill specin e kuq nga të gjitha anët. E vendosim në një enë me kapak për 10 minuta që të ftohet. I heqim lëkurën dhe e presim në shirita. Hedhim specin, kosin, hudhrën dhe lëkurën e limonit në një mikser dhe i përziejmë. I shtojmë salcën pikante, kripën dhe piperin. Heqim biftekun nga marinada dhe e thajmë.

3. E pjekim në skarë, duke e kthyer sipas nevojës, për 20 minuta. E presim në feta të holla dhe e servirim të shoqëruar me salcën e përgatitur. /Telegrafi/


Sallatë angleze me patate: Shtojca më e bukur me mish peshku ose mish viçi!

$
0
0

 

Përbërësit:

– 4 patate,
– 125 g majonezë,
– 30 g kos,
– 2 limonë,
– majdanoz,
– zhumbricë,
– 1 qepë,
– vaj ulliri,
– kripë.

Përgatitja:

Zieni patatet derisa të mos zbërthehen. Nëse e kanë koren të mirë, mos i qëroni.

Pas zierjes hiqen nga zjarri dhe lihen anash. Gjatë kësaj kohe bëhet salca nga majoneza, kosi dhe vaji i ullirit.

Shtohet qepa e prerë në kube. Zhumbrica dhe majdanozi priten imët.

Në salcën e qumështit shtohet edhe lëng, sipas dëshirës edhe një lëvore limoni.

Pas kësaj, salca futet në frigorifer, që të thithë shihet e përbërësve në të.

Patatja pritet në kube dhe i qitet kripë. Në të mund të shtohet edhe pak vaj ulliri. U qitet sipër pak zhumbricë dhe majdanoz. Pastaj salca nxirret nga frigoriferi dhe u shtohet patateve.

Të gjitha përzihen mirë dhe sërish futen në frigorifer së paku 1 – 2 orë.

Kur të shërbeni sallatën, i qitet sipër mbetja e zhumbricës dhe garnierit me limonin e mbetur, të prerë në rrathë apo në gjysmërrathë – sipas shijes.

Si të përgatisni xhem me dredhëza në shtëpi?

$
0
0

Në vend se ta bleni nëpër shitore dhe treg, mund ta përgatisni vetë, duke u siguruar kështu për të gjithë përbërësit që i ka ky xhem.

Në fakt, e vërteta është se shumë produkte në treg kanë përbërës që nuk janë organikë dhe aspak të shëndetshëm.

Prandaj po ju sjellim një recetë se si mund ta përgatisni xhemin në shtëpi, xhem organik dhe shumë i shijshëm që mund të përgatitet për 10 minuta.

Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

700 gramë dredhëza

150 gramë sheqer ngjyrë kafe

1 lugë gjelle lëng limoni

Pluhur vanille (opsionale)

Përgatitja:

Pastroni dredhëzat, largoni bishtat dhe preni ato në copa të madhësisë së mesme.

Vendosni dredhëzat në tenxhere dhe shtoni sheqerin.

Mbulojeni tenxheren me një kapak dhe lëreni të ziejë.

Përzieni kohë pas kohe, derisa të krijohet një shkumë e bardhë, të cilën duhet ta largoni me një lugë.

Mos e zieni më shumë se dhjetë 10 minuta. Në dy minutat e fundit, shtoni edhe lëngun e limonit dhe përzieni mirë.

Nëse dëshironi, pra është opsionale, shtoni pluhur vanille.

Në fund, xhemin vendoseni nëpër kavanozë të xhamit dhe ruajeni në frigorifer.

Shënim: Ky xhem mund të ruhet në frigorifer por jo më shumë se dy javë. Nëse e vendosni xhemin në enë plastike dhe e vendosni në ngrirës, mund ta ruani deri në një vit.

Pesë pajisjet shtëpiake të rrezikshme, nëse nuk pastrohen rregullisht

$
0
0

Një sondazh alarmant britanik i kryer nga një shitës i specializuar (dhe rifilloi nga Mirror) zbuloi se 71% e subjekteve nuk pastrojnë rregullisht sendet që përdorin çdo ditë, e dezinfektojnë pjatalarësen vetëm tri herë në vit (por makina larëse një herë në 365 ditë) dhe e lëmojnë furrën në dy raste.

Kjo do të thotë se këto pajisje mund të bëhen terren pjellor për përhapjen e mikrobeve dhe kërpudhave që janë toksike për shëndetin dhe që mund të shkaktojnë një sërë patologjish që shkojnë nga dhimbjet e stomakut tek infeksionet e lëkurës.

Për të zgjidhur problemin në rrënjë vetëm duhet të heqim yndyrën dhe në skedat e mëposhtme ju tregojmë se si ta bëni.

1. Frigoriferi

Disa studime kanë treguar se bakteret si E.coli, salmonella dhe listeria mund të rrinë në frigorifer (sidomos në mbeturinat e ushqimit dhe në kutinë e frutave) dhe të shkaktojnë helmim potencial ushqimor, dhimbje abdominale dhe simptoma të gripit.

Si ta pastroni: Ideale do të ishte të jepni një kalim javor në rafte, ndërsa çdo tre muaj ju nevojitet një pastrim më i thellë, me detergjent të veçantë dhe ujë të nxehtë me sapun. Dhe mos harroni filtrin dhe pjesën e derës.

2. Rrobalarësja

Temperaturat e ulëta të larjes dhe detergjentet pa zbardhues lejojnë që mikrobet dhe bakteret të mbijetojnë brenda makinës larëse. Nuk është rastësi që gjurmët e E.coli dhe Staphylococcus aureus janë gjetur në 44% të tyre.

Si ta pastroni: Çdo muaj rrobalarësja duhet të dezinfektohet, por nëse ka erë të keqe, është mirë të parashikoni sanitizimin. Pasi të hiqet sirtari i detergjentit, e lajmë me ujë të nxehtë me sapun dhe më pas me një furçë dhëmbësh të vjetër që heqim mykun dhe papastërtinë, pastaj vendoseni përsëri në vend dhe krijoni një cikël bosh. Në fund të larjes, mos harroni të hapni rrobalarësen dhe thani si shportën, ashtu edhe rondelën e gomës.

3. Pjatalarësja

Megjithëse temperaturat e larta mund të arrihen brenda pjatalarëses, kjo nuk parandalon formimin e baktereve të tilla si pseudomonas dhe acinetobacter, të cilat mund të shkaktojnë infeksione te njerëzit me sistem imun të komprometuar. Sikur të mos mjaftonte, mbetjet e ushqimit në kullim mund të bllokojnë rrjedhën e ujit dhe kjo, e kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë, mund të shkaktojë formimin e mykut.

Si ta pastroni: Gjëja e parë që duhet kontrolluar është kullimi, i cili duhet të hiqet (duke ndjekur udhëzimet) dhe larë në lavaman me një furçë dhëmbësh të vjetër, pastaj deri te spërkatësit, të cilët kalohen me detergjent të lëngshëm, duke e drejtuar ujin në eliminimin e çdo depozite. Një herë në muaj bëhet një pastrim më i plotë i pajisjes, duke vendosur një filxhan uthull të bardhë në raftin e sipërm dhe duke bërë një cikël vakum në temperaturën maksimale.

4. Furra

Akumulimi i yndyrave dhe papastërtia është ideale për rritjen bakteriale: jo çuditërisht, një studim ka zbuluar se ka më shumë mikrobe në dorezat e furrës sesa tek ulësja e tualetit.

Si ta pastroni: Çdo javë dera e furrës duhet pastruar, ndërsa një herë në muaj është e nevojshme të kryeni një pastrim më të plotë të pajisjes, duke përdorur një detergjent specifik ose një përzierje të ujit të nxehtë dhe lëngut për larjen e enëve, pa lënë pas dore dorezën e famshme.

5. Mikrovala

Mbetjet e ushqimit janë ushqimi i preferuar i baktereve, sidomos E.coli dhe salmonelës nëse tentoni të përdorni furrën me mikrovalë për të shkrirë mishin e papërpunuar.

Si ta pastroni: Përdorni ujë të nxehtë dhe lëngje për larjen e enëve ose të zieni një tas me ujë dhe limon ose ujë dhe uthull, atëherë le të veprojë avulli për rreth 15 minuta, pastaj përdorni një leckë (jo gërryese) në muret e brendshme dhe në derë, ndërsa për pjesën e jashtme mund të përdoret një produkt antifungal.

Recetë për simite e vjetër 6.000 vjet: Ëmbëlsira më e shijshme në botë!

$
0
0

▪ 300 gr pastë prej susamit të pastër të bluar (quhet tahini)
▪ 300 gr mjaltë
▪ fara susami
▪ pak vaj susami (ulliri ose luledielli)

Përgatitja:

Përzieni mirë dhe bëni toptha. Lini pak në frigorifer që të forcohen – dhe kjo është e gjitha.

Këshilla:

Tahinin mund ta gatuani vetë. Ju nevojiten fara të papjekura të qëruara të susamit, pak vaj susami, bën edhe vaj ulliri apo luledielli (dy lugë të vogla vaj për një gjysmë apo një filxhan të plotë fara).

Para se t’i bluani në blender, farat fërgoni pak në fultere derisa të marrin ngjyrë ari.

Kujdes që susami të mos digjet, sepse do të bëhet i hidhur.

Qiteni në blender, shtoni vajin dhe bluajeni derisa të përfitoni masën e dendur dhe të lëmuar

Eksperiencat më të këqija të kuzhinierëve amatorë (Foto)

$
0
0

Imazhet e përmbledhura nga Diply, tregojnë rastet më ekstreme, që i bëjnë të mendojnë ata të cilët nuk dinë të përgatisin, të porosisin ushqim të gatshëm, transmeton Telegrafi.

Nga kuzhinat e mbuluara me ushqim, deri te gjella aq e djegur sa që nuk dihet se çfarë është – janë disa prej rezultateve të këtyre kuzhinierëve, që kurrë nuk do donit t’ju ftonin për drekë.

Njëri gati i vuri flakën kuzhinës pasi ushqimi iu përfshi prej zjarri, ndërsa një tjetër e vuri kapakun nga xhami mbi tiganin e nxehtë dhe sipër pulës ranë copëzat e thyera.

Që mishi kurrë më mos jetë i fortë dhe i thatë, veproni kështu

$
0
0

Ju rekomandojmë këtë recetë të shkëlqyeshme:

Përbërësit:

– gjysmë filxhani vaj ulliri,
– gjysmë filxhani birrë,
– 1 lugë mjaltë,
– 1 lugë kripë,
– 3 thelpinj hudhre.

Përgatitja:

Qëroni hudhrën dhe shtypeni derisa të bëhet krematoze. Në të shtoni vajin e ullirit dhe birrën, pastaj edhe mjaltin. Të gjitha përzieni mirë.

Mishin ndajeni në copa dhe piqeni dhe qitni sipër marinadën. Lëreni që të qëndrojë në marinadë së paku 3 orë, vetëm pastaj përpunojeni termikisht.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

 

5 ëmbëlsira të lehta, të shpejta dhe të shijshme

$
0
0

Çokollatë, me mollë, me gjizë, kokos apo misër: ëmbëlsira që i realizoni në një kohë të shkurtër, pa sakrifikuar shijen dhe origjinalitetin, shkruan shije.al.

Qumështor dhe çokollatë
Është perfekt për mëngjes, duke përgatitur 300 sheqer dhe 3 vezë. Në këtë përziejrje, 300 g djathë, një majë kripë, 300 g miell përzier me pluhur pjekjeje dhe 100 gr gjalpë të shkrirë.
Përziejeni mirë, shtoni 100 g çokollatë të errët fondente dhe derdheni në një tigan të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell. Piqeni në 180 ° për rreth 1 orë në pjesën e poshtme të furrës.
Para se të hiqni tiganin nga furra, kontrolloni me një kruajtëse dhëmbësh që qendra e tortës të mos jetë e qullët dhe pastaj lëreni të ftohet para se ta prisni në feta.

Byrek me mollë dhe lajthi
Tortë e përsosur për këto ditët e para të vjeshtës. Byrek me mollë mund të përgatitet në shumë mënyra, por ne ju ofrojmë një shumë të thjeshtë për t’u zbatuar.
Së pari, qëroni dhe prijini në feta 500 g mollë jeshile. Spërkatini me pak lëng limoni që të mos humbin ngjyrën. Në një tas përzjeni 250 g sheqer me 3 të verdha të vezëve.
Shtoni 75 g gjalpë, të zbutur në temperaturën e dhomës, 300 g miell, një lugë çaji pluhur pjekje, pak lëkurë të grirë limoni dhe të bardhat e vezëve. Shtoni mollët dhe 100 g lajthi të copëtuara.
Hidheni përzierjen në një tepsi pjekje, dhe shtojini pak gjalpë nga sipër. Piqeni në 180 ° për 45 minuta.

Kek me çokollatë dhe arra
Kjo ëmbëlsirë është e përkryer për mëngjes, por mund të bëhet një ëmbëlsirë e plotë pas një vakti. Përzjeni tre të verdha veze me 150 g sheqer.
Shtoni 2 lugë miell dhe 100 g gjalpë i shkrirë. Përzjejeni me një lugë druri dhe pastaj shtoni 200 g çokollatë të errët fondente të tretur në pak qumësht dhe 100 g arra të grimcuara.
Me një mikser elektrik trazoni derisa të ngurtësohen të bardhat e vezëve dhe shtojini ato në përzierje, duke u siguruar që të mos prishen. Hidhni përzierjen në një fletë pjekjeje dhe piqeni në 200 gradë për 15-20 minuta.
Para se ta hiqni tortën nga furra kontrolloni mesin me një kruajtëse dhëmbësh si është gatuar.

Kek me kokos
E butë dhe delikate, kjo tortë është e përkryer për mëngjes. Përzjeni në një tas me një mikser elektrik 3 të verdha veze me 150 g sheqer, pastaj shtoni 150 g arrë kokosi, 50 g niseshte, 2 lugë maja, 75 ml vaj luledielli dhe 100 ml qumësht.
Rrihni në një tas të bardhat e vezës derisa të mpiksen. Hidhni përzierjen në një tepsi prej 24 cm, të lyer me galpë dhe miell në 180 gradë për 30 minuta. Lëreni të ftohtë para se ta shërbeni.

Ëmbëlsirë Vareze
Kjo tortë është quajtur kështu për shkak se ajo është tipike e qytetit të Varezes.
Është një ëmbëlsirë e thjeshtë e bërë nga përbërës të thjeshtë, të tilla si miell misri, dhe aroma e saj ëshë shumë e mirë, duke shërbyer tani kryesisht për të shoqëruar çajin pasdite.
E thjeshtë për t’u zbatuar, kjo është një ëmbëlsirë që gjithashtu i plotëson shijet e më të vegjëlve. Për t’a përgatitur vendosni në një tas 100 g gjalpë të shkrirë në temperaturën e dhomës dhe 120 g sheqer.
Shtoni dy vezë dhe miksojeni. Shtoni dy lugë maja për ëmbëlsira, vanilje, 100 g miell misri, 80 g miell 00 dhe 70 g miell bajame. Përziejeni mirë dhe pastaj derdhni përzierje në një formë special të lyer me gjalpë.
Piqeni në 180 gradë për 40 minuta dhe më pas hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Ju mund t’a shërbeni tortën Vareze duke e spërkatur me krem ​​ose pa të.


Mos i përgatisni këto ilaçe në shtëpi, mund të jenë të rrezikshme

$
0
0

Disa nga ilaçet popullore që është më mirë të mos i përdorim janë:

Pastë dhëmbësh për aknet
Pasta e dhëmbëve mund t’i përthajë puçrat falë prezencës së sodës. Megjithatë ka shumë kimikate të shtuar (si alkooli, peroksidi i hidrogjenit dhe mentoli) në pastën e dhëmbëve, që mund të irritojnë lëkurën tuaj.

Pastrues lëkure nga arrat
Skrabi nga arrat për të larguar qelizat e lëkurës së vdekur nga trupi është një ide e keqe. Edhe pasi t’i shtypni arrat do të ketë shumë tehe të dhëmbëzuara, që përbëjnë rrezik për çarje të lëkurës.

Maska me të bardhën e vezës
Në kundërshtim me besimin e përgjithshëm maskat me të bardhën e vezës nuk i bën asnjë të mirë lëkurës. Përveç kësaj përmban rrezikun e infeksionit të salmonelës, i cili mund të shkaktojë diarre, ethe dhe shtrëngime barku.

Gjalpë për djegie
Mos përdorni kurrë gjalpë për të shëruar djegiet. Diçka e tillë mund t’iu vendosë përballë rrezikut për infeksion, pasi në gjalpë mund të rriten bakterie. Kur digjeni, hidhini shpejt ujë të ftohtë në vendin që digjeni, aplikoni krem me antibiotik dhe mbulojeni me të vendin ku jeni djegur.

Kos për infeksione mykotike
Një keqkuptim i zakonshëm është se kosi heq qafe infeksionet mykotike. Për fat të keq nuk ka të dhëna që të vërtetojnë diçka të tillë. Përdorimi i këtij produkti madje mund të çojë edhe në infeksione të tjera.

Krostatë me kakao dhe krem arre kokosi

$
0
0

Përbërësit për brumin frola me kakao, për tavë me diametër 26/28 cm: (Do t’ju mbetet pak brumë, e me të mund bëni biskota), transmeton living.al.

200 g gjalpë i butë si krem, në temperaturë ambienti
200 g sheqer
1 kokërr vezë
350 g miell
50 kakao e hidhur

Për kremin me arrë kokosi
400 g qumësht kokosi (kuti konserve)
200 ml qumësht
30 g miell
30 g niseshte misri
100 sheqer
pak fara lulëkuqesh (jo të domosdoshme)

Përgatitja:
1. Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë gjalpin me sheqerin, e më pas shtojmë vezën, miellin dhe kakaon me sitë. E punojmë brumin shumë pak me dorë, i japim formë të rrumbullakët të sheshtë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 ose 2 orë, por do të jetë më mirë nëse e lëmë një natë.
2. Në një tenxhere të vogël, hedhim miellin dhe niseshtenë me sitë, pastaj sheqerin dhe i përziejmë me pirun. Shtojmë qumështin, qumështin e kokosit dhe e vëmë tenxheren në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me rrahësen e vezëve me dorë. E lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të trashet. E lëmë kremin mënjanë të ftohet. Mund të përgatitet dhe një ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer të mbuluar me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me kremin.
3. Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
4. Marrim brumin nga frigoriferi, e punojmë pak me dorë që të zbutet dhe e shtrojmë në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e kakao. Hedhim sipër kremin me arrë kokosi dhe pasi ta spërkatim me fara lulëkuqesh e vëmë të piqet për rreth 25/30 minuta.

Çka ka zakonisht në tryezë për Bajram

$
0
0

Kurban-Bajrami është ndër festat më të mëdha islame, ku përveç therjes së kurbaneve, përgatitet edhe sofër e pasur.

Ju kujtojmë disa nga ushqimet dhe ëmbëlsirat që asnjëherë nuk mungojnë për këtë ditë:

Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, badem.

Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

Pite

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori.

Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë.

Sekreti i përgatitjes së pomfritit perfekt

$
0
0

Pra, e gjitha që ju nevojitet janë patatet dhe vaji i bimëve, transmeton Telegrafi.

Sipas udhëzimeve të Honey Kitchen, patatet fërgohen në dy runde, derisa midis rundeve nevojitet kohë për ftohje.

Më parë pataten duhet prerë në feta të trasha 2 cm para se t’i zhytni në ujë.

Ujin nxeheni derisa të vlojë dhe në të qiteni pataten e papjekur dhe pastaj zvogëloni zjarrin në mënyrë që të vlojë nga pak derisa të zbuten.

Patatet nxirrni dhe kulloni dhe futni në frigorifer të qëndrojnë dy orë derisa të ftohen mirë dhe të thahen.

Nxeheni vajin në fritezë apo në tigan dhe fërgoni patatet në 130 gradë pesë minuta derisa të vëreni që vaji është tharë.

Tani është sërish koha që pomfritin ta vendosni në frigorifer edhe dy orë derisa të ftohet sërish.

Sërish nxeheni vajin, këtë herë në 180 gradë dhe qitni në vaj patatet tetë minuta derisa të marrin nuancën e ngjyrës së artë.

Pomfriti juaj perfekt është më në fund gati dhe tani qitni vetëm edhe kripë para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë!

Pija “magjike” për t’u dobësuar

$
0
0

Për më tepër është mjaft i dobishëm për ata që kanë shqetësime me stomakun dhe aparatin tretës, por edhe çdo person pasi ka ngrënë shumë.

Përgatitja
60 ml uthull molle, 10 gr xhinxher pluhur, 50 gr mjaltë, 1 litër ujë. Mjafton ti përzieni të gjithë përbërësit, transmeton top channel.

Mund të pini të ndarë në pesë gota gjatë gjithë ditës. Dy në mëngjes, gjysmë ore para se të hani vaktin, 1 gotë gjysmë ore para drekës, një gotë pasdite dhe të fundit gjysmë ore para darkës.

Viewing all 1292 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>