
Mësoni si t’i përgatisni:
Mësoni si t’i përgatisni:
Megjithatë, disa zakone të të ushqyerit mund të çojnë në akumulimin e helmeve në trup, gjë që vë barrë shtesë mbi veshkat.
Hidratimi i duhur dhe detoksifikimi i rregullt i veshkave dhe mëlçisë janë thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal të këtyre organeve vitale.
Prandaj bëjeni vetë një “bombë me vitamina” që do të largojë të gjitha helmet nga trupi juaj si dhe do të parandalojë sëmundjet e veshkave.
Çfarë ndikon më së shumti në dëmtimin e veshkave?
Proteina shtazore
Kripa
Ëmbëlsues artificial
Pijet me gaz
Ushqimet e qumështit
Kafeina
Cigaret
Pija që pastron veshkat
Përbërësit:
Gjysmë limoni ose limon të gjelbër (lime)
1 kivi të qëruar
¼ e filxhanit me arra
1 banane
Gjysmë tufe majdanoz
1 gotë ujë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit bashkë me ujin vendosini në mikser (blender).
Pije preferohet ta konsumoni të ftohtë
▪ një paketim brumërash, për lazanjë pa vezë,
▪ një qepë e madhe,
▪ një gotë gëzhuta soje,
▪ 2 filxhanë lëng domateje,
▪ 3 thelpinj hudhre,
▪ rigon,
▪ spec djegës,
▪ kripë dhe piper
▪ arra muskati,
▪ 2 filxhanë qumësht orizi,
▪ vaj ulliri për fërgim dhe për lyerje të tepsisë,
▪ 2 lugë miell,
▪ një paketim djathë tofu të tymosur
Përgatitja:
Zieni pak fletët për lazanjë në ujë të vluar që të zbuten, ndërsa gëzhutat e sojës njomni në ujë të nxehtë që të rihidtratohen.
Fërgoni qepën dhe hudhrën (të grira) dhe qitni në gëzhuta soje. Pastaj qitni sipër lëngun e domates dhe shtoni erëzat: kripë, piper, rigon, çili. Zieni afro dhjetë minuta derisa salca të dendësohet.
Në një enë tjetër qitni vajin e ullirit dhe kaurdisni miellin dhe duke e përzier shtoni qumështin e orizit. Qitni kripë, piper dhe arra muskati.
Në një tepsi të vogël të lyer me vaj, qitni shtresën e parë të kores për lazanje, qitni sipër salcën dhe beshamelin dhe grijeni në rende djathin tofu.
Pastaj bëni njësoj shtresën e dytë dhe të tretë. Duhet patjetër të ketë minimum tri shtresa të këtilla, mirëpo nëse tepron material, bëjeni edhe një shtresë. Në fund duhet të përfundojë me djathin tofu.
Piqet në 180 gradë rreth 60 minuta, mirëpo më mirë është tridhjetë minutat e parë të jetë e mbuluar me folie.
Lazanja është e pjekur kur të vlojë lëngu, ndërsa kur shtresa e sipërme të marrë ngjyrë ari.
Shërbehet e ngrohtë, ndonëse edhe kur mbetet e ftohtë është jashtëzakonisht e shijshme edhe të nesërmen! – transmeton Telegrafi.
Përbërësit: 750 gram miell, katër vezë, 400 gram kaçkavall, 100 grram kajmak, një kube tharmë, një dl qumësht, dy lugë vaj, një lugë e vogël kripë.
Përgatitja:
Tharmin e thërrmojmë me dorë dhe e qesim në enë bashkë me miellin. I shtojmë 3 kokrra vezë dhe një të bardhë të vezës, kajmak dhe qumësht. E grijmë trashë në rende gjysmën e kaçkavallit dhe e përziejmë me lugë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Me duar në tavolinën e punës në të cilën e kemi bërë me miell e bëjmë brumin, përkatësisht e “ngjeshim” derisa të bëhet i lëmuar.
Për t’u shtrirë më lehtë korja, brumin ndajeni në dy pjesë (nuk është e domosdoshme).Me okllai e hollojmë koren në trashësi prej 1 cm dhe pastaj i bëjmë rrathët.I radhisim në tepsi në të cilën kemi vënë letër për pjekje. Vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhët dhe të verdhët. Të verdhët i tundim me pirun dhe i lyejmë kolendrat. Kaçkavallin e mbetur e grijmë në pjesë të imëta në rende dhe i qesim sipër kolendrave. I pjekim 20 minuta në 200 gradë celsius
Përbërësit:
– 1,5 kg mish peshku mustak ose peshk tjetër lumi,
– 1 kg qepë,
– 4 dl verë të bardhë,
– 1 lugë uthull,
– 1,5 dl vaj,
– 1 lugë e vogël spec djegës të bluar,
– 1 lugë e vogël spec të ëmbël të bluar,
– 4 kokrra piper,
– 1 lugë pure domateje,
– 1 lugë fletë majdanozi,
– 1 lugë e vogël fletë selinoje,
– piper të bluar,
– kripë sipas dëshirës.
Mënyra e përgatitjes:
Peshqit pastroni, lani dhe fërkoni në kripë dhe piper. Pastaj qitni uthull.
Peshqit e përgatitur kështu lërini të qëndrojnë rreth një orë.
Në një enë të madhe nxehni vajin dhe në të fërgoni qepën e grirë.
Pastaj në të qitni specin e bluar djegës dhe specin e bluar të ëmbël, kokrrat e piperit, purenë e domateve, tri lugë verë, majdanozin dhe selinon e grirë.
Përzieni mirë dhe mbi të qitni mishin e peshkut të cilin më parë e keni prerë në copë paksa të mëdha.
Fërgoni mishin e peshkut në zjarr të lehtë 45 minuta. Mos e përzieni por vetëm shpesh shkundeni.
Kur peshku të jetë pothuajse i gatuar, qitni verë por edhe pak fërgojeni gjellën.
Kjo gjellë mund të shërbehet me patate të fërguara.
Ju bëftë mirë! –/Lajmi.net/
Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:
rreth 700 g mushkëri pule,
2 lugë vaj,
piper sipas shijes,
rreth 300 g oriz,
4 lugë vaj,
një qepë,
1 spec gogozhare,
kripë dhe piper sipas shijes,
fletë të freskëta majdanozi.
Mënyra e përgatitjes:
Mushkëritë pastroni nga dejtë e hollë dhe lani. Në tigan qitni 2 lugë vaj dhe kur të nxehet qitni mushkëritë dhe piperin dhe lini të vlojnë duke shtuar ujë (pak nga pak) rreth 30 minuta, pas 20 minutave lini që të piqen në zjarr mesatar.
Qepën dhe specin grini në rende dhe lini 10 minuta që të fërgohen me pak vaj dhe ujë. Pastaj shtoni orizin dhe qitni 500 ml ujë dhe qitni kripë. Kohë pas kohe përzieni derisa të zihen ngadalë.
Orizi do të duhej të ishte i zier derisa uji të avullojë, mirëpo nëse jo, shtoni edhe pak ujë dhe zieni derisa të zihet orizi.
Në fund qitni fletët e majdanozit dhe shërbejeni të ngrohtë.
Përbërësit:
– ½ filxhani rrepan të kuq të grirë,
– 1 lugë e vogël kakao pluhur,
– 1/3 e filxhanit mjedra të freskëta apo të ngrira,
– 1 gotë ujë me limon (për efekt shtesë të detoksit),
– 1 porcion proteina bimore pluhur (me shije vaniljeje).
Udhëzim:
Përzieni në blender tërë materialin derisa të bëhet plotësisht i lëmuar.
Pos efektit të detoksit, ky smothie menjëherë do t’i përmirësojë buzët tuaja, transmeton Telegrafi.
3.8 l qumësht
1 (1/2) lugë çaji acid citric (acid limoni) në formë pluhuri
¼ lugë çaji farë djathi të lëngshme
1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Qumështin hidhni në një enë të madhe dhe në temperature të mesme ngrohni atë deri sa të arrijë temperature 12C, për këtë do t’ju nevojtet një termometeër gatimi. Kur qumështi të arrijë temperaturën e saktë, hidhni pluhurin me acid limoni, përzieni mirë dhe vazhdoni ngrohjen e qumështit, përcjell lajmi.net
Kur qumështi arrin të ngrohet në temperaturë 31C, hidhni farën e djathit dhe përzieni mirë. Vini re se dalëngadalë qumështi fillon të trashet dhe të paraqiten fryerje si rezultat i trashjes.
Në mes temperaturës 35-40C, qumështi do të trashet mjaftueshëm dhe kjo tregon se është koha për ta vënë mbi zjarr (shporet), dhe mund të vini re se si ndahet hirra nga djathi.
Largoni enën nga zjarri dhe lëreni që të ftohet për rreth 5 minuta. Pas kësaj, me ndihmen e një luge të gjellës, mënjanoni djathin në një enë të posaçme dhe kulloni hirrën e tepërt sa më shumë të jetë e mundur. Pas saj, vendosni djathin në një furrë me mikrovalë për ta ngrohur për 60 sekonda dhe përsëri ndani hirrën nga djathi duke e ngjeshur masën e djathit sikur brumin, dhe duke mundësuar në këtë mënyrë shpërndarjen e barabartë të nxehtësisë.
Më pas, sërish ktheni djathin në mikrovalë dhe ngrohni atë për 30-40 sekonda varësisht nga fortësia dhe prap hiqni sasinë e tepërt të hirrës. Veni sasi të vogël të kripës në djath, ngjesheni mirë dhe sërish ngroheni atë duke ia larguar hirrën e tepërt.
Në këtë moment, djathi duhet të jetë shumë i nxehtë dhe t’i ngjasojë djathit të mocarelës së shkrirë, veni dorëza dhe ngjesheni mirë masën deri sa të përforcohet.
Përsëriteni procesin e ngrohjes dy deri tri here, derisa të gjithë shtresat e djathit të jenë ngrohur njejtë.
Në fund, nga djathi i përfituar mund të krijoni forma të ndryshme si dhe djathin e përgatitur ruani në frigorifer në ujë të ftohtë. /Lajmi.net/
Ndërkohë që padyshim të shijshme, ushqimi i përditshëm i njejtë bëhet monoton, shkruan twistedfood, transmeton lajmi.net
Fatmirësisht, jetojmë në një epokë ku në qoftë se nuk ju duket mjaft e vështirë, tani mund të merrni me duart tuaja të gjitha llojet e përbërësve të pazakontë.
Për këdo që është pak më eksperimental me listën e blerjeve, ne kemi përgatitur një përzgjedhje të trajtimeve të shijshme që ndoshta nuk jeni njohur me të. Mund të duken pak të çuditshmëm, por secili është i shijshëm në mënyrën e vet, si:
Rambutan, Salak, Ackee, Black Sapote, Cherimoya. /Lajmi.net/
230 gr arra te bluara
6 veze
120 gr sheqer
110 gr miell
2 luge rum (opsionale)
Perberesit per kremin:
350 ml qummesht
2-3 luge leng limoni
1 luge levore limoni ne rende
150 gr arra te bluara
2 sheqer vanilje
2 luge rum(opsionale)
300 gr margarin
120 gr sheqer
60 gr miell
½ luge arra muskati e bluar
Udhezimet:
Ndajme te bardhat nga te verdhat e vezes.
Te bardhat tunden me gjysmen e sheqerit derisa te behet nje shkume e forte.
Te verdhat gjithashtu tunden vecmas me gjysmen tjeter te sheqerit dhe shtohet rumi.
Tek te verdhat e vezes shtojme ngadale miellin dhe duke perzier vazhdimisht shtojme dhe arrat e bluara dhe shkumen nga te bardhat e vezes.
Perziejme mire dhe masen e qesim ne kallep te lyer dhe te mbluluar me leter per pjekje me ,madhesi 24 cm .
Pjekim per 35 minuta ne 180 grade,dhe pasi te piqet pandispanja ,nxehtesine e ndalim kurse pandispanjen e leme ne furre te ftohet.
Per kremin perziejme miellin,sheqerin dhe sheqer vaniljen me 150 ml qumesht te ftohet dhe perziejme mire.
Masen tjeter te qumeshtit e veme te vloj dhe ne te shtojme miellin e tretur dhe pasi vlon qumshti shtojme tretesieren me miellin dhe perziejme derisa te trashet kremi.
Ne kremin e ftohur shtojme margarinen e tundur me pare dhe perziejme mire derisa te kompaktesohet mire masa.
Tek kremi shtojm edhe lengun dhe levoren e limonit,rumin ose kanelle dhe arren e muskatit(ketoj jane erza qe perdorim sipas deshires,nese nuk i kemi mundet edhe pa to).
Pandispanjen e pjekur dhe te ftohur e ndajme horizontalisht ne tri shtresa .
Secilen shtrese e lyejme me kremin e vaket qe te tria shtresat dhe ne fund e leyjem nga jasht dhe dekorojme sipas deshires. /kuzhinashqiptare
Përbërësit:
1 petë sfoliat
3 kokrra mollë jeshile
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë çaji kanellë
1 lëkurë limoni
3 lugë gjelle miell
Përgatitja:
Qërojini mollët dhe pritini në kubikë.
Në një tas hidhni mollën, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni dhe përzieni të gjithë mirë.
Hapni petën e sfoliatit dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës.
Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni sfoliatën anash, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët.
Lyjeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer kaf sipër. Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.
Ju bëftë mirë! /Lajmi.net/
Proteina
– Vezët: Vezët janë burimi më i mirë i proteinave. Preferohet që t’i merrni dy vezë dhe t’i zieni ato gjatë mbrëmjes, që t’i keni gati në mëngjes.
– Bajame dhe ara: Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke vozitur apo edhe kur keni filluar punën.
Karbohidrate
– Fruta: Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.
– Drithëra: Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.
Ne këtu ju kemi treguar vetëm disa nga ushqime shumë të thjeshta dhe që çdokush nga ju i posedon në shtëpi. Tani është koha që të ndryshoni paksa planin tuaj dhe të filloni t’i përdorni këto.
Specat e kuq
Vitamina A është emri që përdoret për një grup substancash të quajtura retinoide. Shumë njerëz e marrin atë nga ushqimet, megjithatë gratë shtatzëna duhet të marrin më shumë nga kjo vitaminë sepse ndihmon në zhvillimin e fetusit. Specat e kuq janë një burim i mirë i kësaj vitamine: Një gjysmë kupë me speca të kuq siguron thuajse gjysmën e dozës së kësaj vitamine që ju nevojitet në një ditë.
Spinaq
Ka 2 lloje të vitaminës A: njëri lloj (i marrë nga mishi, peshku, shpendët dhe produktet e bulmetit) është gati për t’u përdorur kur arrin në trup, ndërsa lloji i dytë (i siguruar nga një sërë frutash dhe perimesh, si spinaqi për shembull), duhet të përpunohet fillimisht në trup që të përdoret, shkruan Gazeta Shendeti.
Mëlçia e viçit
Mund të mos jetë ushqimi juaj i preferuar, megjithatë është plot me vitaminë A, duke forcuar kështu sistemin imunitar – ajo mbron qelizat nga infeksionet. Vitamina A mbron gjithashtu antitrupat që luftojnë çdo rrezik.
Patate të ëmbla
Një arsye përse duhet ta mbushni pjatën me këtë perime: Patatet e ëmbla janë një burim i mirë i vitaminës A. Një patate e pjekur ju siguron më shumë se 500% të sasisë që ju nevojitet çdo ditë.
Tortë me kungull
Vitamina A ndihmon në funksionimin e zemrës, mushkërive dhe veshkave. Prandaj, nëse po kërkoni për një ëmbëlsirë, torta me kungull është e duhura. Kungulli është i pasur në beta-karotene, një antioksidues që trupi e kthen në vitaminë A.
Karota
Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet.
2 patate mesatare
1 gotë te çajit miell
gjysme gote vaj vegjetal
1 luge te gjellës gjalpë
1 luge te gjellës miell misri
1 vezë
majdonoz te fresket
biber të zi
nenexhik
Hapat
Fillimisht i premë patate në copa të vogla.
Pastaj në një tigan e shkrijmë vajin vegjetal dhe gjalpin, ia shtojmë miellin dhe e fërgojmë.
I shtojmë patatet në tigan, kësaj përzierjes ia shtojmë vezën, biber e zi, majdanozin dhe miell misrin.
E largojmë nga tigani dhe i gatuajmë me dorë dhe i japim formën.
I lejmë në frigorifer rreth 1 ore.
Pas pritjes i fërgojmë me vaj në tigan.
Ju bëftë mirë!
Përbërësit për piten:
6 vezë
6 lugë sheqer
6 lugë miell
1 lugë çaji pluhur për pjekurina
Përbërësit për fillin:
1 kese puding vanile
500 ml qumësht
4 lugë sheqer
125 gr margarin
7 lugë kokos
Përgatitja:
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer. Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë. Përziejmë mirë dhe e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.
E pjekim në temperaturë 180*C rreth 15 minuta.Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lejmë anash që të ftohet.
Në ndërkohë përgatisim fillin:
Ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër.Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin.Përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolatën.
Këshillë: Mund ta dekoroni me vishnje ose me banane.
Ju bëftë mirë!
Përfitimet e lëngut të turshive
Është më e mirë se çdo pije sportive. Ndërkohë që lojtarët e futbollit dhe atletët profesionistë kanë menduar se pirja e lëngut të turshive ndihmon në rikthimin e elektroliteve për shkak të niveleve të saj të natriumit, tani ka studime shkencore që e mbështesin këtë.
Brenda 85 sekondash, lëngu i turshive mund të lehtësojë dhimbjet dhe të fillojë të rivendosë ekuilibrin. Mund të parandalojë ose të trajtojë dhimbjet e muskujve.
Lëngu i turshive mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar shëndetin tuaj dhe për të menaxhuar peshën. Të gjithë antioksidantët dhe ushqyesit absorbohen më lehtë në trup për shkak të përmbajtjes acidike të lëngut të turshive.
Përdoreni atë si një salcë sallate.
Uthulla dhe shija e kripur e lëngut të turshive mund ta bëjnë atë një salcë ideale për sallatë.
Kjo është e mundur me disa nga ushqimet e listuara më poshtë. Këto ushqime kanë aq pak kalori sa që trupi djegë më shumë kalori duke provuar që ti tretë se sa kaloritë që i kanë.
Sidoqoftë çdo ushqim duhet të konsumohet në masë të caktuar. Shikoni më poshtë një listë të gjërave që nuk kanë kalori.
Mollat;
Rrepa e kuqe;
Brokoli;
Karrota;
Lulelakra;
Trangujt;
Hudhra;
Grejfruti;
Bizelet;
Lakra;
Sallata e gjelbër;
Qepa;
Limoni;
Portokalli;
Ananasi;
Mjedrat;
Speci;
Spinaqi;
Dredhëzat;
Domatet;
Shalqiri;
/Lajmi.net/
Ngrënia e një mëngjesi të bollshëm është ideal për të ruajtur gjendjen e mirë shëndetësore, në të kundërt, mund të rrisë urinë dhe nervozitetin, duke çuar në ngrënie të gabuar dhe mbipeshë. Ngrënia e një fruti, dy biskotave, nuk është aspak e shëndetshme. Për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, frutave të stinës shtojuni qumësht ose kos, biskota me marmalatë, ose pak bukë.
Megjithate, ketu keni edhe 7 receta te thjeshtaper mengjeset tuaja, receta mjaft te shpejta qe permbajne perberes me vlera te rendesishme ushqyese e te nevojshme, duke filluar nga yndyrnat e mira, tek proteina, tek bulmetrat me pak yndyre, perimet dhe dritherat integrale. Ne kete menyre do te arrini te keni mengjeset e deshiruara.
Kos me fruta te fresketa
Lini menjane ato cereals te tejmbushura me sheqer dhe synoni per nje parfait. Ne nje tas hidhni kos pa yndyre dhe siper hidhini fruta te fresketa dhe pak arre kokosi te grire, per ta bere akoma me te shendetshme. Sipas deshires, mund t’ shtoni edhe pak fara (chia, luledielli apo kungulli), per t’ia shtuar akoma me shume vlerat ushqimore.
Veze te rrahura me perime, shoqeruar me buke integrale
Ju nuk keni nevoje te blini sandwich te gatshem plot yndyre. Ju shume mire mund ta gatuani vete nje te tille dhe ne nje version shume me te shendetshem. Thekni nje rriske buke integrale. Nderkohe qe thekni buken, grini nje qepe dhe skuqeni me perimet qe ju gjenden (qe mund te jene: kerpudha, domate, kunguj, apo spinaq), pasi jane zbutur, shtoni edhe dy veze te rrahura.
Pasi omleta eshte bere, vendoseni ate siper rriskes se bukes e shijoni nje mengjes te shendetshem ne vetem 5 minuta.
Smoothie ‘perbindesh’ jeshil
Nese do te grini perime per smoothien tuaj, do t’i jepni nje energji vetes, qe do t’ju mbaje gjithe paraditen.
Perberesit:
1 kupe qumesht bajame, ose qumesht sipas deshires
1 banane e qeruar dhe e lene ne ngrirje gjate nates
2 duar spinaq organik, ose nje dore laker kale pa kercenjte
1 luge gjelle fara chia, ose liri
1 luge gjelle gjalp kikiriku (me deshire)
2-4 kube akulli, sipas deshires
Pak kanelle
1/2 molle jeshile
3 thelbinj arra
Fasule dhe Pite Tortilla
Merrni nje kanace me fasule te zeza konservuara. Ne nje tigan hidhni pak vaj ulliri dhe nje thelb hudher, lereni te skuqet pak hudhra dhe hidhni fasulet, te cilat i keni kulluar me pare. Shtoni kripe dhe piper sipas deshires.
Mund te perdorni edhe ndonje erze tjeter nese deshironi. Me ane te nje shtypese (nga ato qe shtypen patatet, ose edhe me luge) shtypni fasulet (duke hedhur edhe pak uje nese nevojitet). Pasi te jene bere hidhini ne nje pite tortilla, shtoni pak sallate, gjysem avokado, hidhini salcen qe ju pelqen, mbeshtilleni dhe shijojeni.
Skinny Shake me Gjalp kikiriku dhe Banane
Nese nuk jeni i dhene pas smoothies me perime, ky shake eshte mjaft i pasur, kremoz dhe i shendetshem gjithashtu. Hidhni ne makinerine e postacme perberesit e meposhtem per te perftuar lengun qe deshironi.
Perberesit:
1 banane e ngrire
½ kupe me qumesht bajame me cokollate, ose light me vanilje
1 luge gjelle pluhur kakao
2 luge gjelle kos pa yndyre
2 luge gjelle gjalp kikiriku
1 luge caji mjalte
Sandwich me vezë
Ne vend qe t’i hani vezet gjithmone ne te njejten metode, provoni sanduicin me veze, domate dhe avokado. Vendosni ne toast buken per ta thekur, vezen bejeni posh (te zier pa levozhge ne uje), merrni disa rriska domate dhe avokado dhe krijoni nje sandwich perfekt per nje mengjes perfekt.
Chia Tapioca Parfait
Ky eshte nje puding krejt i thjeshte dhe i shpejte me fara chia, te cilin mund ta pergatisni nje nate me pare ne nje kavanoz te mbullur dhe ta lini ne frigorifer, qe te thithe lengjet e te behet ne forme pudingu. Perberesi kryesor eshte chia, e pasur me acide lyrore omega-3, proteine dhe fiber e mbi te gjitha ka shije shume te mire.
Perberesit:
3 luge gjelle me fara chia, te bardha ose te zeza
3/4 kupe me qumesht kokosi jo te embel, ose qumesht bajame
1 luge caji vanilje tsp
Pak kanelle
1 deri 2 luge caji mjalte (me deshire)
3/4 kupe me fruta shumengjyreshe, si mjeder, boronice, kiwi, qitro etj
Qepët janë fantastike në çdo gatim. Ato u shtojnë shije gjellëve të ndryshme, supave e sallatave, aq sa shumë e shumë e receta nuk do kishin kuptim pa qepën si përbërësin e tyre.
Megjithëse mbeten përherë lezeti i shumë recetave të gatimit, ka disa mënyra të tjera fantastike gatimi ku qepët janë protagonistet kryesore.
Receta që sjell është ndër mënyrat më të mira për të kuptuar se përdorimet e qepës në kuzhinë dhe shija e tyre e jashtëzakonshme nuk ka kufij,transmeton AgroWeb.org
Bëhet fjalë për rrathët e qepës, të kombinuara me vezë, miell e thërrime buke, të gatuara me vaj ulliri e të shoqëruara me salcë pikante.
Rrathët e skuqura të qepës janë me të vërtetë shumë të shijshme, pikërisht falë kontrastit mes sipërfaqes krokante dhe brendësisë së butë e të lëngshme.
Sekretet e recetës
Sekreti në gatimin e rrathëve të mirë të qepës qëndron tek thërrimet e bukës, të cilat ndërveprojnë dhe plotësojnë me shije kryeneçësinë e qepës në skuqje.
Thërrimet e bukës janë një element i duhur dhe i pandashëm i treshes tradicionale që përdorim në kuzhinë e që përbëhet edhe nga mielli dhe veza.
Por rrathët e qepës kanë nevojë edhe për një element tjetër që të skuqen mirë.
Ato kanë nevojë për një temperaturë ideale, jo shumë të nxehtë sepse skuqja nuk do të jetë e njëtrajtshme por as pakët sepse në të kundërt rrathët do të qullen dhe zbuten.
Përgatitja e Rrathëve të Qepës
Ju nevojiten
3 Qepë të mëdha
Thikë e mprehtë
3 enë të thella
Miell
2 Vezë
Ujë
Një filxhan i madh çaji me thërrime buke
Tenxhere dhe kullesë ose fritezë
Vaj ulliri
Enë për hedhjen e qepëve
Letra kuzhine
Hapi 1
Qëroni qepët dhe prijini në rrathë të një madhësie prej 6 milimetra deri në 2 centimetra sipas dëshirës.
Hapi 2
Vendosini tre tasat, pjatat apo enët e përzgjedhura në rradhë duke vendosur edhe mënyrën e ngjyrjes së qepëve në produktet e lartpërmendura.
Hapi 3
Në enën e parë hidhni miell të përzier me erëza, kripë dhe piper. Mielli ndihmon që veza të ngjitet më mirë në rrathët e qepës. Në enën e dytë hidhni vezët dhe rrihini me pak ujë. Në enën e tretë hidhni thërrimet e bukës.
Hapi 4
Zhytini rrathët në miell, vezë dhe më pas në enën e thërrimeve deri sa të jenë të veshur plotësisht. Ndiqini këto hapa një e nga një për secilin nga rrathët e qepëve të cilat duhet t’i vendosni në një pjatë.
Hapi 5
Nxeheni vajin në mbi 170 gradë. Temperaturën mund t’a masni me një termometër gatimi ose duke hedhur një nga shtresat krokante e qepës. Nëse nis e skuqet menjëherë dhe merr ngjyrë të artë brenda minutit atëherë temperatura është e duhura.
Hapi 6
Rrathët hidhini në fritezë ose në tenxhere me rradhë. Idealja është të përdorni kullesat që përdoren për skuqje sepse ju ndihmojnë në menaxhimin më të shpejtë të procesit. Mos e tejmbushni tenxheren sepse temperatura e vajit do të ulet dhe qepët do të përthithin më shumë yndyrë.
Hapi 7
Rrathët e skuqur vendosini në pjatat e mbuluara me letër kuzhine që thithin yndyrën dhe servirini menjëherë.
Plus, kafeja ngërthen në vete shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë metabolizmin e shpejt dhe, nëse konsumohet në sasi modeste, kafeja e mbron shëndetin e zemrës.
Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se këtë pije të preferuar mëngjesore mund ta kthejnë në djegës të fuqishëm të dhjamit vetëm duke i shtuar disa përbërës të zakonshëm si vaji i kokosit, kanella dhe mjalti.
Nëse i përzieni këta përbërës në kafe, shumë shpejt do t’i hiqni kilet e tepërta pa pasur nevojë të bëni ndryshime të mëdha në stilin e jetës.
Përbërësit:
– Gjysmë gote mjaltë
– 1/3 gotës vaj kokosi
– Një lugë gjelle kanellë
– Një lugë gjelle kakao (jo e detyrueshme)
Përgatitni një pastë vetëm duke i përzier këta përbërës së bashku. Vendoseni produktin në një tas xhami dhe mbajeni në frigorifer.
1-2 lugë gjelle të këtij produkti e shtoni në një tas me kafe të freskët. E përzieni mirë dhe e shijoni kafenë e shëndetshme që do tua djegë dhjamin!